Ernest Muçi ka shënuar dy herë në fitoren e Legia Varshavës ndaj Widzew Lodz që u mbyll 3-1.
Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e gjashtë të takimit teksa shfrytëzoi në maksimum një pasim nga portieri i tij.
I gjendur përballë portës kundërshtare, ish-futbollisti i Tiranës nuk fali dhe shënoi një gol të bukur.
Goal! | Ernest Muçi | Legia – Widzew Łódź #LEGWID pic.twitter.com/XtF8b62ci7
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 3, 2023
Në pjesën e parë, miqtë barazuan shifrat, por ishte Muçi që kaloi në avantazh ekipin e tij.
Sulmuesi realizoi një gol mjaft të bukur teksa me një goditje teknike e dërgoi topin në cepin e portës pa i lënë mundësi reagimi portierit kundërshtar (2-1).
Ernest Muçi scored againpic.twitter.com/c45RjUBpke
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 3, 2023
Këto ishin dy golat e parë për Ernest Muçin në kampionatin polak, teksa më parë 22-vjeçari kishte realizuar vetëm në kualifikueset evropiane.
Këto gola të Muçit janë një sinjal pozitiv edhe për trajnerin e kombëtares Sylvinho në prag të ndeshjeve kualifikuese të Shqipërisë ndaj Çekisë dhe Polonisë.