Ernest Muçi po kërkohet nga shumë skuadra evropiane

Dinamoja e Zagrebit gjithmonë e ka mbajtur nën vëzhgim sulmuesin e Tiranës, ndërsa Osijeku e kërkon ta marrë që këtë janar.

Duke pasur parasysh lidhjet që kanë menaxherët e lojtarit, Muçi është në alternativë për te Osijeku.

Klubi kroat mund të plotësojë dëshirat e Tiranës dhe të paguajë më shumë se 500 mijë euro për kartonin.

Gjithsesi, për një transferim të mundshëm duhet të presim deri në fund të janarit ku do të saktësohet çdo detaj rreth largimit të lojtarëve nga klubi bardheblu.