Ermal Krasniqi, YLLI I JAVËS së II-të

Loja dhe goli i bukur ndaj Prishtinës, i janë vlerësuar Ermal Krasniqit.

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Tregtare Kombëtare, BKT Kosova, çdo javë do të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Këtë javë “Ylli i javës” në #BKTSuperligë është shpallur sulmuesi i majtë i FC Ballkani, 22-vjeçari, Ermal Krasniqi, me supergolin e të cilit skuadra e tij i fitoi 3 pikë në përballje me kampionin në fuqi FC “Prishtina”, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi shefja e marketingut në BKT, Njomza Rozhaja.

Armend Thaçi i bashkohet Dardanëve

Besart Ibrahimi, apo “Mbreti i golave” largohet nga Shkëndija