Ermal Krasniqi luan në Rumani, por kërkon t’i mposht rumunët si lojtar i Kombëtares së Kosovës

Ermal Krasniqi pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Rumanisë, vend në të cilin po bën karrierë.

Krasniqi ka thënë se është i lumtur që përfaqëson vendin e tij Kosovën dhe shton se edhe pse luan në Rumani te Cluj do të jap maksimumin për fitore.

“Sigurisht, jam shumë i lumtur që përfaqësoj vendin tim. Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme! Është një ndjenjë e veçantë, edhe nëse luaj për një ekip nga Rumania, do të bëj gjithçka që Kosova të fitojë”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

Ai shtoi se është i lumtur që do t’i shoh disa nga lojtarët që luajnë në kampionatin rumun, ndërsa nënvizoi se Giresse e ka përgatitur shumë mirë ndeshjen.

“Jam i lumtur që i shoh, jam i sigurt se ndihen mirë këtu, janë të mirëpritur”.

“Për këto dy ndeshje më thirri përzgjedhësi. Nëse do të luaj apo jo, është vendimi i trajnerit. Dhe nëse kam disa minuta, do të jap gjithçka! Përzgjedhësi e ka analizuar shumë mirë Rumaninë, nuk kam folur shumë me të. Trajneri ynë e ka të përgatitur taktikën për Rumaninë”, ka thënë Krasniqi për mediat rumune.

Kosova sot zhvillon ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet në Euro 2024 kundër Rumanisë.

Si është gjendja e fushës së stadiumit Fadil Vokrri para përballjes mes Kosovës dhe Rumanisë

Kosovë – Rumani, formacionet zyrtare