Ermal Krasniqi, golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës

Pas pesë xhirove, lojtari që ka shënuar më shumë gola në Superligën e Kosovës, është futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi.

Krasniqi ka shpërthyer në këtë fillim të edicionit të ri, me pesë gola në katër ndeshje.

Dy futbollistët tjerë që ndajnë pozitën dy dhe tre, janë lojtarët e ekipit të Malishevës, Hasan Hyseni dhe Torvioll Stullqaku, që kanë shënuar nga tre gola.

Hyseni dhe Stullqaku me golat e tyre kanë arritur të grumbullojnë 10 pikë për Malishevën, të cilët momentalisht gjenden në pozitën e tretë në tabelë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Në pozitën e katërt, është futbollisti i Dritës, Ardit Tahiri, i cili ka shënuar gjithashtu tre gola.

Tahiri, vetëm 18 vjeçar, ka arritur të bëjë një impakt të madh në lojën e Dritës, duke arritur t’ia sigurojë fitoren në dy ndeshje “Intelektualëve”.

Ndërsa top pesëshen e golashënuesve e mbyll futbollisti i Ulpianës, braziliani Marclei, i cili ka shënuar tre gola në tre ndeshje.

Hammarby triumfon ndaj Varberg, asiston Selmani te goli i fitores

Dardanet nuk i tremben përballjes me favoritin e grupit