Ermal Krasniqi flet para derbit ndaj Prishtinës: Ne do të shkojmë të japim maksimumin

Ermal Krasniqi ka nisur kampionatin e ri ashtu siç e përfundoi të kaluarin, duke shënuar gola të rëndësishëm për Ballkanin në Superligë.

Sulmuesi anësor i Ballkanit, Krasniqi është ndër futbollistët kryesorë të skuadrës së Bekim Isufit dhe duket se edhe në këtë sezon skuadra nga Theranda do varet nga golat e tij.

Në një prononcim për Insportin, Krasniqi ka deklaruar se ndeshja me Prishtinën do të jetë e vështirë pasi ka një skuadër cilësore.

Krasniqi shënoi dy golat e parë për Ballkanin në barazimin 2:2 me Dukagjinin në xhiron e parë të Superligës.

Në sezonin e kaluar, Krasniqi shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi i cili besoi dhe i dha hapësirën e duhur në skuadër.

Ballkani të dielën do të udhëtojë në kryqytet për ta zhvilluar derbin me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 17:00.

Shënove dy gola në ndeshjen e parë, cilat janë synimet e juaja këtë sezon?

Jam i lumtur me golat.Synimet e mija janë që të vazhdoj të shënoj gola sa më shumë që të ndihmojë ekipin në objektivat që kemi.

Ndeshja me Prishtinën e vështirë, a mendon se do të thuash fjalën kryesore?

Ndeshja me Prishtinën na pret një ndeshje shumë e vështirë duke parë cilësinë që ka Prishtina në ekip por ne do të shkojmë të japim maksimumin dhe të shfaqim lojë të mirë.

Liga e Parë e fillon edicionin e ri me ndeshje interesante, këta janë gjyqtarët e deleguar për xhiron e parë

Vjosa përforcohet me sulmuesin i cili vjen nga Liga e Parë