Ermal Krasniqi drejt transferimit në Arabinë Saudite, klubi arab ofron 5 milionë euro

Në zyrat e klubit Cluj ka arritur një ofertë e madhe për Ermal Krasniqin nga klubi i Arabisë Saudite, Al Riyadh.

Sipas mediumit ‘ProSport’, Krasniqi mund të përfundojë në ligën e re të yjeve, nga Arabia Saudite, pasi klubi Al-Riyadh ka bërë ofertë në vlerë prej 5 milionë euro për 24 vjeçarin.

Mësohet se Cluj është i kënaqur me shumën e ofruar, por jo me mënyrën se si arabët duan të bëjnë pagesën.

Propozimi i tyre ka qenë që shuma të paguhet me disa këste, ndërsa drejtuesit e Cluj duan që paratë të paguhen në maksimum dy këste.

Bisedimet do të vazhdojnë këto ditë dhe ka mundësi që të gjendet një zgjidhje për ta çuar Krasniqin në skuadrën e sapograduar në ligën e parë të Arabinë Saudite.

Al-Riyadh po kërkon të nënshkruajë më shumë lojtarë nga Evropa pas promovimit dhe sjelljes së trajnerit të ri belg Yannick Ferreira, i cili ka një titull në Arabinë Saudite me Al-Shabab dhe një kupë belge me Standard Liege.

Disa yje të futbollit evropian i janë bashkuar Cristiano Ronaldos këtë verë në ligë që synon të bëhet më popullor. Karim Benzema, N’Golo Kante, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Marcelo Brozovic  janë disa nga emrat që nga Evropa kanë kaluar në Arabinë Saudite.

Otto John vazhdon karrierën në Azerbajxhan, prezantohet nga klubi Turan Tovuz

Batatina përshëndetet me Dakun para nisjes në Rusi: I besova kur askush kur nuk e bëri