Inter ka kaluar pengesën e quajtur “Milan” në çerek-finalen e Kupës së Italisë.
“Neroazzurët” kanë triumfuar me rezultatin 2-1 në derbin e Madoninnës, raporton Gazeta Olle.
Ibrahimovic shënoi qysh herët për t’i dhënë besim milanistëve se fitorja ishte e mundur, por që më pas gjithçka ndryshoi.
Një karton i verdhë i marrë pas një përleshje me Lukakun, do t’i kushtonte më pas shumë atij dhe skuadrës.
Pjesa e dytë nisi me dominimin e Interit, të cilët kishin raste më të mira shënimi.
Ibrahimovic mori kartonin e dytë të verdhë e më pas kjo ndikoi që dominimi kaltër e zi të rritet edhe më shumë.
“Rossonerët” po mbroheshin mirë, deri në momentin kur në lojë u fut Erikseni e goditje të lirë afër portës fitoi Interi.
#MilanInter
Milan 1-2 Inter – Great GOAL! Eriksen ????pic.twitter.com/sIdI2nO2fj— ???? ????? (@Fastgoal2) January 26, 2021
Danezi realizoi një supergol, duke i treguar Contes vlerën e tij dhe që meriton minutazh më të madh, teksa eleminoi në proces edhe Milanin.
Në gjysmë-finale, Interi do të ndeshet me fituesin e takimit Juventus – SPAL./GazetaOlle/