Erdin Dushi flet për debutimin e tij me mitrovicasit: Trepça 89 është klub me traditë në elitën e futbollit kosovar

Trepça 89 u rikthye në elitën e futbollit kosovar vetëm një vit pas qëndrimit të Ligën e Parë, mitrovicasit në afatin kalimtar arritën akordin me plotë pesë futbollistë.

KF Trepça ‘89 transferoi këta lojtarë: Bleon Sekiraqa, Erdin Dushi, Guri Hana, Egzon Fazliu dhe Ron Raqi.

Një nga transferimet e klubit nga Riza Lushta, Erdin Dushi në një intervistë për Gazetën OLLE, flet pas ndeshjes së parë në elitën e futbollit kosovar, ndeshjen Trepça 89 2-2 Drita në të cilën mbrojtësi vushtrrias shkëlqeu, madje duke u përzgjedhur në formacionin e javës nga Gazeta OLLE.

 

Rreth ndeshjes së parë, Dushi shprehet se vetëm fati ju ka munguar Minatorëve në këtë takim.

“Ndjesi shumë e mirë, me plotë adrenalinë debutimi im për Trepçën 89, klub i cili është me traditë të madhe në futbollin kosovar, ndjehem mirë që i ndihmova ekipin drejt rezultatit pozitiv, normalisht që fati nuk ishte me ne, punët na u vështirësuan në pjesën e dytë, gjithashtu faktor të madh pati dhe  moti i ligë” shtoi fillimisht Dushi për OLLE.

Erdini është i bindur se me Trepçën 89 do të kenë suksese të vazhdueshme, duke mos harruar ta përmend dhe atmosferën që sipas 19 vjeçarit është e jashtëzakonshme.

“Besoj se do të vazhdojmë fuqishëm përpara drejt synimeve që i kemi, personalisht jam krenar me paraqitjen e skuadrës, dhe angazhimin që e kemi për të arritur suksese. Atmosfera është briliante si brenda klubit ashtu dhe në tribuna, besoj se nuk do i zhgënjejmë tifozët mitrovicas dhe shpresoj se nuk do të mungoj asnjëherë mbështetja e tyre, dhe të jemi deri në fund së bashku drejt sukseseve që na presin” – përfundoi intervistën Dushi. /Muhamed Kërqeli – Gazeta OLLE/

Po ndiqte ndeshjen e tenisit e mbështjellë me flamurin ukrainas, e largojnë nga tribuna

Ndeshja Shkupi – Ballkani, ja ku mund të sigurohen biletat për mysafirët