Skuadra e Gjilanit ka zhvilluar dy ndeshje deri më tani në edicionin 2024/25.
Në dy ndeshje rezultati ishte i ngjashëm, 1-1 në Zahir Pajaziti fillimisht, shkruan Gazeta OLLE.
Ndërsa sot në shtëpi, kuqebardhët luajtën baras me Ballkanin, edhe pse në këto dy ndeshje ishin në epërsi, në fund arkëtuan vetëm dy pikë.
Transferimi i Ergys Kaçes, i cili erdhi si një nga transferimet më të mëdha në merkaton verore, nuk po luan nga fillimi.
Në dy ndeshje, ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare ka qenë në bankën rezervë të gjilanasve.