Erdhi me shumë bujë në United, holandezi pritet të huazohet në Crystal Palace

Karriera e Donny Van de Beek në Manchester United nuk pati namin që ishte menduar në fillim nga djajtë dhe të gjithë opinionistët në ishull.

Me kalimin e kohës dhe humbjes së vendit në Kombëtaren e Holandës, gjërat kanë ndryshuar për mesfushorin i cili nuk po ka hapsirën e nevojshme te djajtë e kuq.

Ardhja e Ragnick shihej si shpëtim për Donny Van de Beek por gjermani preferon më shumë dyshen Fred – Scott Mc Tominay, dhe me rikthimin e Pogbas nga lëndimi zbehen akoma më shumë gjasat për të fituar një vend në formacionin startues.

Duke parë karrierën e Donny Van de Beek, Crystal Palace është shumë afër për të kompletuar huazimin e holandezit deri në fund të sezonës, pa të drejtën e blerjes së kartonit.

Manchester United nuk duan të largojnë për arsye se menaxheri i ardhshëm i djajëve pritet të jetë Ten Hag, dhe një ribashkim i mundshëm i dyshës në Old Trafford mund të ndodhi në fund të sezonës.

Donny Van de Beek i ka bërë me dije klubit se qëndrimi i tij në Man United, do të vendoset gjatë verës pas ardhjes së trajnerit të ri në klub, dhe planeve që ka me mesfushorin.

NBA rikthehet në aksion, vëmendja e të gjithë tifozëve në Brooklyn

Krerët e FFK-së bën vizitë edhe tek KF Ulpiana në Antalia