Epike: Mposhti kampionen e botës, reagimi i ‘çmendur’ i trajnerit të notares bëhet viral (VIDEO)

Notarja australiane Ariarne Titmus arriti të fitonte medalje ari në Lojërat Olimpike duke u renditur e para në 400 metra not stil i lirë për femra.

21-vjeçarja mposhti kampionen Kati Ledecki e cila mban rekordin me 4 medalje ari në këtë disiplinë. Por reagimi i trajnerit të autrialianes Titmus po bën xhiron e botës.

Në momentin që notarja fiton garën, trajneri Den Boksall filloi të kërcente si i çmendur nga gëzimi. I gjithë momenti është filmuar nga kamerat në sallë dhe reagimi i australianit është bërë shumë shpejt viral, shkruan panoramasport.al

Ballkani afër marrëveshjes me futbollistin e njohur shqiptar

Ky ishte gabimi i rëndë nga francezja Cysiquen, që i kushtoi me diskualifikim në finale kundër Nora Gjakovës