Enzo Fernandez prezantohet te Chelsea: Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem ‘Krenarisë së Londrës’

Fituesi i Kupës së Botës, Enzo Fernandez, ka përfunduar transferimin te Chelsea nga Benfica, duke nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.

Mesfushori i ri luajti për Argjentinën në Katar në fund të vitit të kaluar teksa ata u kurorëzuan kampionë të botës, ndërsa ai u shpall ‘Lojtari më i mirë i ri i turneut’ nga FIFA, duke përfunduar një 2022 të jashtëzakonshëm.

“Unë jam mirënjohës ndaj Chelseat dhe pronarëve që bënë gjithçka që mundën për të më bërë pjesë të këtij projekti. Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem ‘Krenarisë së Londrës’, për të luajtur në ligën më të mirë në botë dhe për të konkurruar për trofetë më të mëdhenj”.

“Mezi pres të luaj para tifozëve tanë dhe të ndihmoj shokët e mi brenda dhe jashtë fushës”, deklaroi Enzo.

22-vjeçari e filloi karrierën e tij në sistemin e të rinjve të River Plate në atdheun e tij, duke bërë përparim në futbollin e madh dhe duke fituar çmime kontinentale në formë huazimi te Defensa y Justicia, përpara se të fitonte titullin e ligës pas kthimit të tij te River Plate.

Ai u transferua te Benfica verën e kaluar, duke regjistruar 11 përfshirje gola në 29 paraqitjet e tij këtë sezon.

55-vjeçari Miura nënshkruan me skuadrën portugeze

Bayerni mposht Mainzin dhe kalon në çerekfinale të Kupës