Ky është arsyetimi i Enriques për humbjen ndaj Malagas

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ka thënë se dita e sotme nuk ishte më e mirë për skuadrën katalune, e cila pësoi humbje në Camp Nou nga Malaga me rezultat 0:1.

“Kjo nuk ishte dita më e mirë për ne, individualisht apo kolektivisht. Secili sulm nga ne në pjesën e dytë u shndërrua në kundërsulm për ata”, tha Enrique.

“Shpresoj se ky takim është vetëm një incident, sepse e dimë se kemi një ndeshje pas tre ditëve. Koha do të tregoj se sa efekt do të ketë kjo humbje”, ka theksuar ai.

Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet në kuotën e 56 pikëve, një më pak sesa Real Madridi që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.