Enrique si Guardiola

Luis Enrique, thotë se barazimi i rekordit të Pep Guardiolas për numrin e fitoreve radhazi, nuk do të thotë asgjë nëse skuadra e tij dështon të fitojë tituj këtë sezon.

Blaugranët‘ kanë fituar 11-ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa kjo ka ndodhur herën e fundit në sezonin 2008/2009 kur ekipin e drejtonte trajneri aktual i Bayern Munichut.

“Nuk e dija se i kam barazuar 11-fitore, rekordet nuk më interesojnë. Qëllimi është që të kënaqemi me veten. Do ta vlerësojmë vetëm kur të përfundojë sezoni”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Luis Enrique në një konferencë për shtyp pas ndeshjes ndaj Levantes kur Barcelona fitoi me shifrat 5:0.