Enrique: Nuk e kemi siguruar kualifikimin në gjysmëfinale

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, shprehet me këmbë në tokë kur pyetet nga gazetarët pas ndeshjes nëse skuadra e tij e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 3:1 ndaj Paris Saint Germain.

“Ne do ta përgatitim ndeshjen e kthimit me qëllimin e vetëm për të fituar, duke e respektuar maksimalisht kundërshtarin. Nuk ishte një ndeshje e përkryer sepse ne pësuam gol”, deklaroi ai pas ndeshjes për “Sky Sports”. /Gazeta Olle