Enrique më i miri në histori!

Numrat dhe statistikat e historisë së futbollit kurrë nuk gënjejnë. Dhe duke iu referuar shifrave del në dritë një fakt mjaft interesat. Edhe pse ende nuk ka shijuar një titull me Barcelonën, Luis Enrique rezulton të jetë trajneri më i mirë në historinë e klubit katalanas nëse u referohesh 50 ndeshjeve të para. Në fakt, nën drejtimint e asturianit katalanasit kanë zhvilluar në total 49 ndeshje, por pavarësisht asaj që do të ndodhë në Camp Nou në sfidën e kthimit të cerekfinaleve të Championsit, statistikat janë në anën e 44-vjecarit.

Barcelona e Enriques ka fituar 41 takime, ka barazuar në 3 të tjera dhe ka humbur 5, duke shënuar 141 gola dhe pësuar 31. Statistika këto të jashtëzakonshme nëse i krahasojmë me ato të ish-trajnerëve të mëdhenjë të Barcelonës dhe një kanë shkruar historinë e klubit katalanas.

Në vend të dytë pas Enriques, renditet mitiku Helenio Herrer që në 50 ndeshjet e tij të para si trajner i Barcelonës ka regjistruar 40 fitore, 5 barazime dhe po kaq humbje me një golaverazh të përgjithshëm 164 të shënuar dhe 49 të pësuar. Pas Herreras vijnë Tata Martino dhe Pep Guardiola me të njëjtat shifra 37 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje. Ndjeshëm i distancuar nga vendi i tretë dhe i katërt renditet Johan Cruyff me 31 fitore, 16 barazime dhe 6 humbje. Pas tij vjen një tjetër holandez, Louis van Gaal, me 31 fitore 8 barazime dhe 11 humbje. Barcelona e Enriques është shumë e vështirë për t’u mundur, mbetet e fortë në goditjet standarde si në fazën sulmuese edhe në atë mbrojtëse, ndërsa ka një sulm vrasës me tredhëmbëshin Messi-Suarez-Neymar.

Këto statistika të frikshme të Enriques do të merrnin më shumë vlerë nëse katalanasit arrijnë ta mbyllin me trofe sezonin, teksa janë në garë në të tre frontet, në Kampionat, në Kupë dhe në Champions Leuage. Nëse i fiton të gjithë trofetë, Enrique do të parakalonte edhe Pep Guardiolën.