Enrique ka diçka për El Clasicon

Luis Enrique deklaroi pas fitores 2:0 ndaj Eibarit, se skuadra e tij e pret El Clasicon në formë të mirë. “Ne jemi lider dhe në formë perfekte, por nuk e konsideroj se java e ardhshme është më e rëndësishmja, por po i kemi dy ndeshje shumë të mira në shtëpinë tonë”, tha trajneri i Barcelonës.

Të mërkurën ata presin Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, kurse katër ditë më vonë, Real Madridin. “Sot kemi aritur një fitore historike, sepse erdhëm për herë të parë në Ipurua (fusha e Eibarit) dhe bëmë një lojë të madhe”, shtoi ai. (Gazeta Olle)