Enrique flet për Neymarin e Messin

Luis Enrique ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Almerian në Camp Nou, në kuadër të La Ligas.

Ai ka deklaruar se mungesa e golave nga neymar nuk e shqetëson. “Nuk brengosem për Neymarin, ai është top lojtar, dhe jam i sigurt se golat për të do të vijnë”, tha Enrique, duke mohuar ta ketë par gjestin e tij ndaj Celta Vigos.

I pyetur për Messin, trajneri i Barcelonës tha: “Gjithçka që mund të them për Messin është se katalunasit nuk ndjehen të rrezikuar dhe shumica e lotjarëve tonë i dinë me milimetra lëvizjet e lojtarëve tonë në fushë”.