Enrique: E kemi harruar eliminimin, na pret javë vendimtare

Luis Enrique ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Valencian, në La Ligan spanjolle.

Trajneri i Barcelonës ka deklaruar se tani fokusin e kanë në La Ligë.

“Unë jam i fokusuar tek Valencia, ndaj të cilëve duam të luajmë më mirë se sa kundërshtari dhe të krijojmë më shumë raste. Brenda një jave do të luajmë tri ndeshje të La Ligës, gjysma e asaj që ka mbetur. Prandaj, ne duhet të jemi të fokusuar këtu”, tha Enrique në konferencën për shtyp, raporton Olle.

Ai foli edhe për kritikat pas eliminimin nga Atletico Madridi në çerekfinalen e Championsit.

“Tifozët na duhen ne në ditët e vështirë, jo vetëm kur fitojmë tituj. Unë shpresoj se ne mund të festojmë këtë sezon tituj tjerë. Për mua eliminimi është i kaluar. E kemi analizuar thellësisht humbjen, ashtu si në fitore”, shtoi ai.