Enrique: E di se do të vuajmë

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique kërkon përqendrim maksimal nga futbollistët e tij në ‘El Clasico’.

Madje, ai ka refuzuar të komentojë mundësinë që skuadra e tij në formë të realizojë një ‘manita’ (pesë gola) ndaj kundërshtarit të urryer.

“Nuk flas për gjëra të tilla me futbollistët e mi. Do të vuajmë, sigurt. Por, shpresojmë se euforia e tanishme që na ndihmojë të luajmë mirë”, u shpreh Enrique në konferencë për shtyp.

Por, ai nuk beson se ‘El Clasico’ do të luajë rol vendimtar në garën për titull në ‘La Ligë’.

“Nuk besoj se El Clasico do të jetë vendimtar. Do të mbeten 10 ndeshje mjaft të komplikuara. Është me rëndësi, por jo vendimtar”, u shpreh ai.