Enrique do Pjaniçin

Barcelona është e etur për mesfushorë dhe një tjetër objektiv i skuadrës së Luis Enriques është në Itali, përkatësisht në klubin kryeqytetas, Roma.

Mesfushori boshnjak Miralem Pjaniç është ai që i pëlqen shumë Enriques, i cili e adhuron fantazistin që prej kohës sa ishte trajner i Romës.

Sezoni jo pozitiv nën fanellën e Romës, bën që Pjaniç ta konsiderojë largimin nga Serie A dhe në ‘pole position’ është pikërisht Barcelona. /Gazeta Olle