Enrique bënë ‘hajgare’ me Realin

Luis Enrique thotë se suksesi i Barcelonës në La Liga është më impresionues për faktin se Real Madridi kishte ekipin më të mirë të viteve të fundit.

Barça e festoi titullin të shtunën, duke e mbyllur sezonin me dy pikë më shumë se madrilenët, pas barazimit 2:2 ndaj Deportivo La Corunas.

“Ky është trofe që demonstron se çka kemi bërë gjatë tërë sezonit. Një ekip nuk mund ta fitojë titullin pa qenë i rregullt gjatë tërë sezonit. Ne patëm numra të shkëlqyer, duke treguar nivel të lartë gjatë tërë vitit”, deklaroi trajneri spanjoll.

“Natyrisht, kishte momente të mira dhe të këqija. Kisha rezultate mjaft të mira dhe një gjë më e mirë është se si kundërshtar kishim Real Madridin më të mirë të viteve të fundit dhe ata luftuan deri në javën e fundit, duke i bërë gjërat më të vështira për ne. Kjo është arsyeja se përse e vlerësojmë më shumë këtë titull”, përfundoi Enrique.