Enis Zabërgja bëhet me skuadër të re, do të luajë për Shkëndijën

Enis Zabërgja është përforcimi i parë i Shkëndijës nga Hajvalia, skuadër kjo që aktualisht garon në Ligën e Dytë të Kosovës.

Skuadra nga Hajvalia stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën tretë me 34 pikë, 4 më pak se skuadra kryesuese e Rilindja 1974.

Pikërisht kjo ka shtuar ambiciet e drejtuesve të këtij klubi që shpresojnë se me një afat kalimtar të mirëfilltë në fund të përmbushin objektivin e tyre, ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndryshe Zabërgja ka një eksperiencë të madhe edhe në Superligën e Kosovës, me klube si Hysi, Vushtrria, Trepça, Hajvalia

Ai së fundmi ishte pjesë e Trepçës nga Mitrovica, që aktualisht garon në Ligën e Parë – Grupi A, e ku stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë me 5 pikë ngecje ndaj rivalit lokal, Trepça ’89.

Milionerët e Kategorisë Superiore, mësoni rrogat reale të yjeve në secilin klub

Zyrtare: Vjen largimi i parë nga PSG, braziliani rikthehet në La Liga