Enis Vila i bashkohet Kosovës U19

Presidenti Agim Ademi sot priti në takim futbollistin Enis Vila me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

Qendërmbrojtësi i cili luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19 u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar Dardanëve.

Me këtë vendim, futbollisti Vila po realizon dëshirën e tij dhe të prindërve të tij për ta përfaqësuar Kombëtaren U19 të Kosovës.

Enis Vila si qendërmbrojtës është mjaft perspektiv dhe për këtë ai po vëzhgohet nga klube të mëdha në Bundesliga.

FFK po punon për afrimin e sa më shumë talentëve në ekipet zinxhir, por edhe ekipin A.

Zyrtare: Almedin Murati transferohet tek Arbëria

Shkëlqeu me Barcelonën, shumë skuadra vihen pas tij