Enis Manxholli afër Lirisë

Portieri i Trepçës ’89, Enis Manxholli mund të ruajë portën e Lirisë së Prizrenit për edicionin e ardhshëm.

Pas ndarjes me Trepçën ’89 ditë më parë, ‘gardiani’ mitrovicas ka marrë ofertë nga klubi prizrenas.

Po, është e vërtetë. Ata kanë shprehur interesim dhe bisedimet kanë shkuar mirë. Gjatë këtyre ditëve do të vendoset nëse do të arrijmë marrëveshje. Mund të them se jemi afër marrëveshje, dhe ka mbetur edhe një herë të bisedime. Gjatë këtyre dy ditëve do të vendoset gjithçka”, tha Manxholli për GazetaOlle.com.

Liria u inkuadrua këtë vit në Superligë.