Enis Gavazaj largohet nga Dinamo, i hapur për ofertat e reja

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Enis Gavazaj ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Dinamos së Tiranës.

Gavazaj ka pasur një aventurë të shkurtër te Dinamo, të cilës iu bashku nga Prishtina në fillim të këtij edicioni.

Demokracia.com merr vesh se Gavazaj me marrëveshje është larguar nga skuadra shqiptare, derisa burime të afërta me menagjerin e lojtarit thonë se ai qysh nga sot është i hapur për oferta të reja.

Të kujtojmë se Gavazaj ka bërë karrierë edhe ndërkombëtare me Gentin në Belgjikë si dhe shkëlqeu te Skënderbeu.

Kompletohen çiftet çerekfinale në Kupën e Kombeve të Afrikës

Roma po tenton përsëri për Xhakën, transferimi mund të ndodhë në ditën e fundit