Enis Fetahu ofendon rëndë Albert Bunjakun (FOTO)

Ish-futbollisti i mirënjohur i disa klubeve kosovare, Enis Fetahu ka ofenduar rëndë selektorin e Kosovës, pas humbjes së thellë 1:4 ndaj Turqisë në Shkodër.

Ai në rrjetin social Facebook ka sharë me nënë selektorin kosovar.

Ky i fundit nuk angazhoi fare në lojë sulmuesin Besart Berisha, që është baxhanak i Fetahut.

Me poshtë e gjeni postimin e Enis Fetahut:

Enis Fetahu ofendon rëndë selektorin Bunjaki

Ndryshe, edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, ka dhënë një kritikë të madhe për portierin Adis Nurkoviq.

Boshnjaku me nënshtetësi të Kosovës debutoi sot ndaj Turqisë.

“A spo ka portjera Shqiptar bre veq Nurkoviq me mbrojt marrja e Zotit”, ka shkruar Dallku në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Samir Ujkani ishte titullar, por u zëvendësua më pas shkaku i lëndimit.

dallku

 

 

dallku