Enis Bunjaki takohet me klubin e Arbërisë dhe bashkëvendas të tij

Mbrëmë supertalenti kosovar, Enis Bunjaku, dhe prindi i tij, Ibush Bunjaku, zhvilluan një takim tejet miqësor me bashkëvendës konkretisht me lojtarët dhe stafin e KF. Arbëria (klub në futboll të vogël) nga fshati Biçec.

Gjatë këtij takimi të gjithë e përgëzuan Enisin për nënshkrimin e kontratës së re profesionale me Eintracht Frankfurt si dhe për sukseset e treguara deri më tani me kombëtaren e Gjermanisë për grup moshat U-19.

Po ashtu Enisi dhe prindi i tij u njoftuan për aktivitetet dhe punën e cila bëhet brenda KF. Arbëria (Biçec) në futboll të vogël, klub i cili njihet për organizimin e shkëlqyeshëm dhe punën serioze, në komunën e Kaçanikut dhe më gjerë. Për fund, Enisi dhe prindi i tij shprehen të gatshëm që të ndihmojnë KF. Arbëria si dhe në përgjithësi komunën e Kaçanikut për një zhvillim më të mirë jo vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera. Bashkëvendasit u ndjehën krenar me sukseset dhe modestin e Enisit duke i uruar shëndet e suksese të mëtutjeshme në jetë.

bunjakibunjaki2