Enis Bardhi drejt transferimit në kampionatin turk

Enis Bardhi do të vesh fanellën e skuadrës së Trabzonsporit. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Marca”, e cila raporton se është arritur marrëveshja mes palëve  për një marrëveshje 3 vjeçare.

Ndonëse Olimpiakosi, plot dy javë ishte në negociata me Levanten për transferimin e Bardhit dhe në momentin e fundit garës i është bashkuar edhe Elche spanjolle, në fund reprezentuesi i Maqedonisë u largua për në Turqi dhe në klubin që këtë verë ishte afër që të merrte Ezgjan Alioskin.

Trajneri i Shkupit: Shamrock e meritoi, tani kemi edhe një shans në Conference League

Aventurë e re për Liridon Krasniqin, transferohet në Tailandë