Enis Bardhi dënohet me katër muaj burg !

Mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, është dënuar me katër muaj burg dhe 1920 euro gjobë për drejtimin e automjetit me patentë të falsifikuar, ndonëse gjyqtari e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi për dy vjet, me kusht që ai nuk kryen një vepër penale.

Sipas dënimit,  Bardhi u ka nga Policia në orën 12:30 të datës 5 prill 2021 në rrugën Hermanos Machado, shumë pranë stadiumit “Ciutat de València”.

Agjentët verifikuan se mesfushori po drejtonte pa leje drejtimi, situatë për të cilën i akuzuari ishte “në dijeni të plotë”, nënvizon gjyqtari hetues i Valencias.

Përveç kësaj, me kërkesë të policisë për të treguar lejen e tij, ai u ka treguar atyre një të prodhuar në Maqedoni me emrin e tij , i cili ishte “plotësisht false”.

Prokurori kërkoi për Bardhin dënimin me 6 muaj burg dhe 12 muaj gjobë, por përfundimisht sanksioni ka qenë katër muaj burg dhe tetë muaj gjobë, në masën tetë euro në ditë.

Futbollisti pranoi faktet në seancë, me të cilat dënimi i tij, tashmë i vendosur, është ulur në lidhje me pretendimet fillestare të Prokurorisë dhe gjyqtari ka rënë dakord për pezullimin e masës së arrestit për dy vjet.

Nëse Bardhi brenda dy vitesh nuk bën ndonjë vepër penale, ai do të mbetet larg grilave të burgut.

Lekndrejaj: Tifozëve i premtojmë që do të japim maksimumin që Kupa të vijë në shtëpinë tonë

“Mirëserdhe në shtëpi, Jose” – pritje e jashtëzakonshme për Mourinhon në ‘Giuseppe Meazza’