Alushi rrëfen për gjermanët diskriminim që po i bëhet Kosovës

Enis Alushi iu tregon gjermanëve gjendjen e tanishme të Përfaqësueses së Kosovës. Në intervistën për ‘ëeser-kurier.de’, ai tregon disktriminimin që po bënë UEFA e FIFA me Kosovën.

 

Si po ndiheni para miqësores kundër Werderit?

Alushi: Shumë mirë. Është sfida e madhe, që na çon neve përpara. Për ekipin tonë është ekstremisht e rëndësishme për t’u takuar dhe për të bërë ndeshje. Ne jemi duke e përvetësuar filozofinë e trajnerit dhe për të ndërtuar lojën tonë për vitet e ardhshme.

 

Ekipi juaj është ende i ri. Ju vetëm para një viti bëtë ndeshjen e parë zyrtare historike.

Alushi: Po dhe luajtëm 0:0 kundër Haitit në stadiumin e Mitrovicës. Ne luajtëm para 18 mijë shikuesve dhe natyrisht shumë mbetën jashtë. Ishte vërtetë shumë emocionuese. Ne më në fund e bëmë historinë për vendin tonë. Ishte përvojë unike për mua.

 

Na trego për atë kohë!

Alushi: Disa qindra tifozë erdhën para hitelit tonë, Ata na shoqëruan deri në stadium. Njerëzit janë të çmendur për të na përkrahur. Ata kanë shpirtin e optimizmit. Kosova gjithmonë ka qenë një vend sportiv, me shumë entuziast të futbollit – por fatkeqësisht kurrë nuk iu kishte lejuar të bëjnë Kombëtaren e vet.

 

Pas gjithë këtyre ndryshimeve, në janar të vitit 2015, FIFA ju lejoi të luani miqësore kundër anëtarëve të FIFA-s.

Alushi: Saktësisht. Por fatkeqësisht ne ende nuk jemi në FIFA dhe UEFA.

 

Unioni Evropian…

Alushi: Ata nuk na kanë njohur ende. Kjo është arsyeja përse ne nuk po mund të luajmë ndaj kundërshtarëve të fortë, por duhet të jemi të kënaqur për të luajtur edhe me klube. Sidoqoftë, ne jemi të lumtur që i kemi këta kundërshtarë.

 

Ekipi juaj nuk mund të luajë me flamurin shtetror, e as me himn. Si është kjo për ju?

Alushi: Kjo nuk ka të bëjë asgjë me sportin. Është keq kur politika ndikon ende në sport dhe ne nuk lejohemi të garojmë në kualifikime për Evropian apo Kampionat Botëror, për shkak të arsyeve politike.

 

Sa po e vuani këtë?

Alushi: Për neve, sinqerisht është një ndjenjë e keqe, duke qenë i panjohur. Na frustëron. Ka aq shumë talent në Kosovë! Kemi shumë shumë lojtarë të mirë – dhe kjo nuk i inkurajon ata. Sepse, ne nuk jemi të pranuar, dhe nuk kemi mundësi për t’i zhvilluar lojtarët.

 

Dmth, ju keni ndeshje të mëdha në Kampionati dhe nuk merrni pjesë në kualifikime për Kampionat Botëror?

Alushi: PIkërisht kjo. Por jo vetëm. Na mungon çdo gjë. Secili anëtarë i UEFA-s dhe FIFA-s merr mbështetje financiare dhe kjo i duhet urgjent Kosovës. Ata duhet të na ndihmojnë për të ndërtuar infrastrukturën për të pasur sukses: na duhen për shembull fusha për të stërvitur.

 

Nëse do t’i kishit këto, ku do të ishit?

Alushi: Lart, vetëm shikojeni Zvicrën. Valon Behrami (HSV), Granit XHaka (Borussia M.), Xherdan SHaqiri (Inter), Admir Mehmedi (Freiburg), Shkëlzen Gashi (Basel) etj. Nëse do t’i kishim këta sot së bashku te Kosova, do të ishim super ekip.

Pastaj, janë lojtarët që luajnë për Shqipërinë, Lorik Cana, Etrit Berisha, Adnan Januzaj i Manchesterit, që zgjodhi Belgjikën. Të gjithë këta mund të luajnë për Kosovën.