Engjell Hoti largohet nga Tirana, një tjetër skuadër shqiptare shpreh interesim për të

Engjell Hoti nuk do të jetë pjesë e Tiranës për sezonin e ri.

Mesfushori ka vendosur të mbyllë marrëveshjen me kampionët në fuqi pas vetëm një sezoni dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re.

SuperSport mëson se për ish-lojtarin e Llapit ka interes të fortë nga ana e Vllaznisë, me klubin shkodran që e mirëpret 25-vjeçarin.

Sakaq, zbulohet edhe një marrëveshje mes klubit kryeqytetas dhe Hotit që në momentin që futbollisti do të largohej nga klubi, të mos firmoste për rivalët e Partizanit.

Në këtë sezon, Hoti nuk ka qenë një ndër titullarët e trajnerit Orges Shehi, megjithatë ia ka dalë të shënojë tre gola, një prej tyre pikërisht ndaj Vllaznisë, klubit më të interesuar për shërbimet e tij.

Greqi – Kosovë, me këto kuota e vlerësojnë kompanitë e basteve fitoren eventuale të Kosovës

Fejohet futbollisti Idriz Voca