Engjëll Hoti ka kompletuar transferimin te Tirana

KF Tirana ka njoftuar se ka arritur marrëveshje transferimin me Engjëll Hotin.

Hoti në sezonin e fundit u aktivizua te Llapi dhe ishte ndër lojtarët kryesor të kësaj skuadre.

Tani mesfushori ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Tirana, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare me kryeqytetasit.

Kujtojmë se 24-vjeçari është një futbollist i dalë nga akademitë gjermane të futbollit. Ai ka luajtur tek të rinjët e klubeve të njohura si Kaiserslautern e Stuttgart. Në Kosovë, Engjëll Hoti gjithashtu ka luajtur edhe te Trepça ’89.

Kështu e komenton Bylbyl Sokoli barazimin e Dritës ndaj Feyenoordit

Kishin probleme shëndetësore, shihni momentin se si lojtarët e Vllaznisë marrin serum (Foto)