Ëndrra për Kupën Evropiane vazhdon, kampioni i Kosovës në hendboll mëson kundërshtarin e radhës

KHF Istogu ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar se Istogu do të përballet me skuadrën e njohur sllovake, Iuventa Michalovce, ku ndeshjën e parë do të udhëtojnë, ndërsa të kthimit do ta zhvillojnë në Kosovë.
Ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane zhvillohen muajin e ardhshëm me 11/12 dhe 18/19 nëntor.
Kampioni i Kosovës, Istogu arriti të mposhtë skuadrën portugeze, 1Maio/Ada në raundin e dytë të Kupës Evropiane, dhe tani rrugëtimi historik vazhdon me skuadrën tjetër cilësore Iuventa Michalovce që ka në përbërje një ekip të nivelit të lartë, ku edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane, që nënkupton një përvojë të madhe në gara evropiane.
Megjithatë istogaset kanë treguar suksese dhe synimet e tyre për fitore vazhdojnë.

Messi dhuron fanelën për bamirësi, Selena Gomez organizon ankandin

KBF Prishtina është finalistja e parë në Superkupën e Kosovës