Ëndrra evropiane vazhdon: Rivalët dhe datat e ‘finaleve’ të Partizanit, Ballkanit dhe Strugës

Partizani, Ballkani dhe Struga. Ëndrra europiane vazhdon. Të tri skuadrat shqiptare kampione të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në fazën “play-off” të Conference League.

Tashmë, kualifikimi në fazën e grupeve të turneut europian, është shumë afër. Partizani do të sfidojë Astana (Kazakistan), ndërkohë që Ballkani do të ndeshet me Bate Borisov (Bjellorusi).

Nga ana tjetër, Struga duhet të kalojë pengesën Breidablik (Islandë). Takimet e para do të zhvillohen të enjten e 24 gushtit, një javë më vonë (31 gusht) sfidat e kthimit.

Ballkani i Ilir Dajës dhe Struga e Shpëtim Duros, do t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e para. Ndërkohë që “Demat” e Zoran Zekic do e zhvillojnë në transfertë përballjen e parë me Astanën.

Dinamo bën ankesë për shtyrjen e ndeshjes ndaj Vëllaznimit – nëse nuk respektohet vendimi i KAS-it mund të tërhiqen nga garat

Messi thyen heshtjen dhe tregon arsyen për largimin nga Barcelona