Ëndrra e tij për tu bërë futbollist mund të kishte marrë fund para dy vitesh, Erand Bacaliu rrëfën gjithçka

Ëndrra e tij për tu bërë futbollist mund të kishte marrë fund para 2 vitesh.

Sikur të zgjidhte rrugën e dorëzimit, Erand Bacaliu do ishte përshëndetur nga loja e bukur me 8 tetor, 2022.

Por, ai nuk e ngriti flamurin e bardhë, pasi dëshironte ta vishte fanellën bardhezi të Lirisë.

Bacaliu kishte mbetur pa ndjenja në fushën e gjelbër, pas një përplasje me një kundërshtar.

Mes emocioneve ai rrëfën gjithçka.

“Ka qenë ndeshja kundër Istogut. Në fillim të takimit unë u përplasa me një kundërshtar dhe mbeta pa vetëdije në fushë. Pastaj me intervenimin e mjekëve dhe ambulancës u munduan të ma rikthejnë vetëdijen. Edhe pse mori kohë pak më të gjatë, por arritën të ma rikthejnë vetëdijen”.

20 vjeçari nuk e kishte ditur as vet se çka kishte ndodhur me të. /Dueli Sportiv/

Peja me fitore të pritur kundër Istogut

Sylvinho: Nuk është miqësore për ne, stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë