Endrit Krasniqi pritet të largohet nga skuadra e Prishtinës.
Mesfushori do të largohet nga kryeqyteti kosovar pas katër viteve që barti fanellën e FC Prishtinës, ku fitoi edhe tre trofe.
Në fakt, Krasniqi e kishte zyrtarizuar largimin e tij edhe në vitin e kaluar, por më pas gjërat ndryshuan dhe ai u kthye tek skuadra nga kryeqyteti.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ raporton se Shkëndija e Tetovës është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e tij, me klubin që nga Tetova që mendon seriozisht për nënshkrimin me të.
Ka një reformim tek skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Krasniqi shihet si një nga përforcimet e duhura për edicionin e ardhshëm.