Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar golin e tij të dytë në këtë edicion me fanellën e Konyaspor, në ndeshjen kundër Trabzonsporit.
Gurler harkoi bukur nga ana e djathtë, derisa Çekiçi shënoi një gol spektakolar me gërshërë për të barazuar shifrat në 1-1.
Pas 45 minutave të para, sfida mes Konyaspor dhe Trabzonspor është e barabartë 1-1 me mysafirët që kanë një lojtar më pak në fushë.
Tek skuadra vendase janë në lojë nga minuta e parë edhe Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi, me këtë të fundit që është duke zhvilluar një ndeshje të madhe, pasi mbrojtësit kundërshtarë nuk po mund ta ndalin në asnjë moment
https://twitter.com/by_12numara/status/1441046321419276298?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1441046321419276298%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fendri-cekici-gol-spektakolar-turqi-shenon-njerin-nga-golat-te-mire-ne-kampionat%2F