Ëndërron Milanin dhe Barcelonën

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit, Patrick Kluivert, ka bërë të ditur se ka ambicie të mëdha në karrierën e tij si trajner.

Dhe, ai dëshiron që një ditë të drejtojë gjigantin katalan ose atë italian.“Kam ambicie të drejtoj Milanin, i kam vizituar së fundmi dhe vazhdoj të kem raporte të mira me klubin”, deklaroi ai për “Goal”.

“Secili ka një ëndërr, i imi është ky, sikurse edhe ai të jem trajner i Barcelonës, ose i një klubi të madh në Premierligë”, u shpreh Kluivert.

“Nuk kërkoj menjëherë një klub të madh por një skuadër që më përshtatet mua, në Holandë, ose një shtet të huaj”, përfundoi ai.