Ëndërron finale kosovare

Skuadra e Pejës në basketboll është afër të hyjë në histori të basketbollit kosovar në rast të kualifikimt në Ligën Ballkanike. Në ndeshjen e parë të zhivlluar në Bullgari, ndaj Rilski Sport, pejanët shënuan fitore me rezultat të ngushtë 63:62, duke bërë një hap para drejt kualifikimt në finale.

Në një intervistë për Gazetaolle.com, krytari i skuadrës së Pejës, Art Gashi, nuk ka fshehur dëshirën e kualifkimit në finale duke zbuluar edhe ambicet e këtij edicioni të klubit të tij.
GazetaOlle: Keni arritur një fitore të madhe përballë Rilskit, a e keni pritur një gjë të till?

Gashi: Skuadra është komponuar mjfatë mirë në kohët e fundit. Ne në Bullgari, kemi udhëtuar që të arrijmë një rezultat sa më të favorshëm për ndeshjen e kthimit dhe mendoj që në fund ja kemi arritur. Fitorja ka pak rëndësi por na jep një shtytje dhe motvimi për ndeshjen që zhivllohet të martën.

GazetaOlle: Sa janë gjasat të kualifkoheni në finale pas ndeshjes se parë?

Gashi: Gjasat janë shumë të mira. Ne jemi ekip shum i fortë si vendas fal atmosferës që mretëron kur luajmë si vendas dhe mendoj që duhet ta shfrytëzojm këtë dhe të arrijmë në finale.

GazetaOlle: Deri më tani keni arritur të fitoni një trofe këtë edicion Kupën, objektivi i radhës?

Gashi: Trofeu i Kupës ka qenë shumë i rëndësishëm pasi para fillmit të sezonës, syrin e kemi pas te ai trofe. Realisht, me arritje në finalet të Ligës Ballkanike, dhe finalën e Kampionatit të Kosovës, ne do t’i përmbushim të gjitha objektivat për këtë sezonë duke parë edhe buxhetin që kemi këtë edicion si dhe fuqinë e ekipës së Prishtinës. Por, nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi dhe nëse jemi në finale, do të luftojmë çdo ndeshje edhe për secilin trofe që na jepet mundësia.

GazetaOlle: Do të dëshironi të kemi fianle kosovare në Ligën Ballkanike?

Gashi: Do të ishte një ëndërr e realizuar për të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan shumë për basketbollin në këto 25 vite. Do të ishte një mesazh i fortë për të gjitë ata që na mbanë të izoluar për gjithë këto vite, atyre do të ju tregonim që ne e merituam të luajmë shumë kohë me parë në arenën ndërkombëtare. Defenitivisht do të ishte një festë e basketbollit kosovar si dhe sportit në përgjithësi.