Ëndërra e PSG-së

Laurent Blanc këmbëngul se PSG duhet të jetë më kompakt nëse dëshiron të eliminojë Chelsean nga Liga e Kampionëve. Pariezienët mposhtën 4:1 Lens në sfidën e fundit të kampionatit dhe tashmë kanë nisur përgatitjet për takimin e të mërkurës ndaj “Bluve të Londrës”. Rezultati 1:1 i ndeshjes së parë i regjistruar në Parc des Princes favorizon skuadrën e Mourinhos dhe sipas 49-vjecarit francez, Zlatan Ibrahimovic me shokë duhet të tregohen thjeshtë perfektë në fazën mbrojtëse për të siguruar një biletë në çerekfinalet e Championsit.

“Rezultati përballë Lens na kënaq pasi përveç se fituam nuk humbëm asnjë lojtar për arsye dëmtimi. Megjithatë ndaj Chelsea-it do të jetë një tjetër histori. Ne përvecse duhet të shfrytëzojmë mundësitë që do të na jepen nuk duhet t’u lejojmë qoftë edhe hapsirën më të vogël bluve, pasi ata janë skuadër që të ndëshkojnë që në rastin e parë që u paraqitet sic bënë në ‘Parc des Princes’ me Ivanoviq. Kemi kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë dhe unë mendoj se do ta vendosim në vështirësi Chelsean”.

Optimist për një kualifikim të mundshëm në çerekfinalet e Championsit u shfaq edhe mesfushori Blasie Matuidi. 27-vjecari francez mendon se skuadra e Paris Saint Germain e ka rritur shumë nivelin e lojës së saj gjatë muajve të fundit dhe ka shanse të mira të arrijë kualfikimin brenda në ‘Stamford Bridge’.