Ëndërr e ndërprerë në mes, futbollisti i kombëtares afgane bie nga avioni në Kabul

Situata në Afganistan duket mjaft kritike pas marrjes së shteti në dorë nga ana e talebanëve.

Afghan people climb atop a plane as they wait at the Kabul airport in Kabul on August 16, 2021, after a stunningly swift end to Afghanistan's 20-year war, as thousands of people mobbed the city's airport trying to flee the group's feared hardline brand of Islamist rule. (Photo by Wakil Kohsar / AFP)

Njerëzit të dëshpëruar kërkojnë të gjejnë një mënyrë largimit, teksa aeroporti kryesorë i vendit është pushtuar nga qindra, mijëra njerëz që kërkojnë të kapin avionin për tu larguar një orë e më parë nga vendi.

Para disa ditësh, u bënë virale disa pamje ku shikoheshin se si dy njerëz ranë nga avioni në momentin që ishte në lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Por, sipas mediave afgane njëri nga personat që ka ndërruar jetë është Zaki Anuari, futbollist 19-vjeç i kombëtares afgane të futbollit.

Anuari shikohej si talent me potencial të madh, por ëndrra e ti është prerë në mes. Lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit 19-vjeçar ka prekur të gjithë njerëzit të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë rast.

Liga Premier, Serie A, La Liga: Cila ligë ka shpenzuar më shumë deri më tani?

Kastriot Rexha dhe e ardhmja e tij pas Dritës?!