“Ëndërr e bërë realitet” – Baton Zabërgja flet për ftesën nga Kombëtarja

Baton Zabërgja është grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Kosovës, pasi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave.

Anësori i talentuar ka qenë në formë të jashtëzakonshme në Superligën e Shqipërisë me Dinamon e Tiranës në këtë sezon, gjë që ka bindur Franco Fodan që ta ftojë te Dardanët.

Ai ka folur për emocionet e para, ndërsa ka treguar se si e kanë pritur bashkëlojtarët.

“Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme sepse për çdo futbollist është ëndërr të arrijë të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Më vjen shumë mirë që e kam realizuar këtë ëndërr dhe shpresoj ta bëj maksimumin tash dhe në vazhdim që të bëj ndeshje sa më të mira me kombëtaren”.

“Pritja ka qenë shumë e ngrohtë. I gjithë grupi është shumë i mirë dhe më ka pritur në mënyrë shumë të mirë. Mendoj se kemi një ekip shumë të mirë që të arrijmë rezultate pozitive në të ardhmen”.

“Normalisht e dimë se Rumania ka qenë kundërshtari më i fortë në këtë grup, por duke pasur parasysh edhe lojtarët që ne i kemi, mendoj se mund të dalim me rezultat pozitiv nga Rumania”, ka thënë Baton Zabërgja.

Dardanët luajnë kundër Rumanisë më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa ndeshjen e dytë kundër Lituanisë më 18 nëntor në Prishtinë.

Ftohtë në vendin tonë, por mjaftë ngrohtë në kampin e dardanëve

I rikthyeri Art Smakaj flet për ndeshjen me Rumaninë – kërkon tri pikët në Bukuresht