Emocionuese, Plisat thërrasin emrin e Azem Ahmetit

I larguari nga Bylbyl Sokoli gjatë dimrit, Azem Ahmeti, ishte kreatori i fitores së Hajvalisë 2:0 ndaj Prishtinës. Gjatë pjesës së dytë, tifozët e Prishtinës, Plisat, thërrisnin emrin e tij, në shenjë kontributi që kishte dhënë Ahmeti për tetë vjet në Prishtinë.

Ai sot ishte edhe kapiten i Hajvalisë.

Pikërisht Plisave nuk iu kishte pëlqyer largimi i tij, por trajneri i Prishtinës, nuk mendonte kështu.

Ahmeti pas ndeshjes ishte i emocionuar me thirrjet që iu bënë nga Plisat. “Dua të falënderoj përzemërsisht Plisat, të cilët edhe pse jam pjesë e Hajvalisë thirrën emrin tim”, deklaroi Ahmeti pas ndeshjes, transmeton GazetaOlle.com.

 

Foto: Azem Ahmeti duke përshëndetur Plisat