Emocionues mesazhi që Vardy ua la në çdo ulëse tifozëve të Leicesterit (FOTO)

Sulmuesi më në formë këtë edicion në Premierligë, Jamie Vardy, ka bërë një gjest të madh duke falënderuar tifozët e Leicester Cityt, para ndeshjes me Chelsean.

Vardy ka angazhuar një ekip për të shpërndarë nga një letër falënderimi në çdo ulëse të stadiumit.

“Në emër të ekipit unë do të doja të ju falënderoj për mbështetjen shumë të madhe që ne kemi marrë këtë sezon. Kur dëgjojmë mbështetjen e turmës ne besojmë se asgjë nuk është e pamundur dhe shpresojmë të jeni të vetëdijshëm për rolin e madh që keni në të gjitha këto”, shkruhej në letrën që Vardy ua la në ulëse tifozëve të Leicesterit./Indeksonline/

foto