Emocionet e Brojës pas golit të parë në Ligën Premier: E kam ëndërruar që kur isha tre vjeçar

Armando Broja e ëndërronte golin e tij të parë në Premier Ligë që kur ishte fëmijë. Këtë e ka pohuar vetë sulmuesi pas ndeshjes që Southempton fitoi 1-0 ndaj Leeds me golin e tij, të parin në ndeshjen e parë si titullar në elitën e futbollit anglez.

“Ishte fantastike që të luaja ndeshjen e parë si titullar në Premier Ligë. E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 3-vjeçar”, tha ai për BBC pas sfidës.

“Të shënoj gol në ndeshjen e parë si titullar është një ëndërr që bëhet realitet, nuk mund të kërkoja më shumë. Djemtë bënë një aksion të mirë, ishte një moment mbresëlënës. Ky është momenti i preferuar i karrierës time deri tani. Shpresojmë të ketë më shumë momente dhe gola të tillë në vijim.

Ishte në aksion i mirë nga Redmond, ai tha para ndeshjes që golat do të vijnë, duhej vetëm që të krijonim aksione. Më dha një pasim të artë për mua dhe isha në gjendje ta finalizoja.

Fitorja e parë? Ishte shumë e rëndësishme. Po e kërkonim prej kohësh dhe ishte e shkëlqyer që ta siguronim këtu, në shtëpi para tifozëve tanë. Shpresojmë që të vazhdojmë dhe të vijnë fitore të tjera”, tha Broja pas ndeshjes./PS/

Broja regjistron menjëherë një rekord te Southamptoni!

Besa Famgas kërkon rezultat të favorshëm ndaj Borcit në Banjallukë