Emmanuel Egbo, pas trofeut të parë në Kosovë, ja çfarë pret nga Prishtina

photo by: @Shpend Ahmeti

Emmanuel Egbo të dielën ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”. Trajneri nga Nigeria, i cili në të kaluarën drejtoi skuadrën e Tiranës me të cilën e fitoi titullin e kampionit në “Kategorinë Superiore”, tani drejton skuadrën e Prishtinës, dhe të shtunën arriti të fitonte trofeun e parë si trajner në stolin e klubit nga kryeqyteti.

Prishtina fitoi 2-1 përballë Ballkanit në “Mardan Palace” në Antalia. Kjo është hera e 11-të që Prishtina fitoi këtë trofe dhe Egbo tregoi për emocionet e finales si dhe çfarë mendon që të bëjë me skuadrën në të ardhmen.

Si ndiheni pas suksesit në Superkupën e Kosovës, a ishte një moment ku të gjithë u gëzuat?

“Është e vërtetë, normalisht të gjithë jemi të kënaqur, ne, lojtarët, tifozët. Ky trofe do t’i motivojë të gjithë.”

Si ishte kjo ndeshje për ju?

“Ishte ndeshje kompetitive, Ballkani është skuadër për t’u respektuar, është kampion në fuqi, ka garuar në UEFA Conference League, nuk ishte një ndeshje e lehtë, por lojtarët e bënë të dukej e lehtë sepse ishin ata protagonistët e takimit.”

A mendoni se jeni të kompletuar për pjesën tjetër të kampionatit, ngase me kthimin e tyre, edhe e fituat Superkupën?

“Është e vërtetë kemi pasur shumë lëndime, Gashi Nimani dhe Uka ndihmuan skuadrën duke e motivuar dhe po presim rikthimin e tyre si dhe po presim që të bëjmë lëvizje për të afruar dikë tek skuadra. Besoj se ka lojtarë të rinj që janë të talentuar, Muci nuk fillloi me 90 minuta, por në një ndeshje luajti 10 një tjetër 15, është një proces për t’i ndihmuar ata që të adaptohen, e kam thënë edhe më parë nuk ka rëndësi mosha e lojtarit, ka rëndësi se si performojnë dhe ndihmojnë skuadrën.”

Nëse largohet sulmuesi Blesa, sepse po flitet se do të shitet, a keni ndonjë zëvendësues?

“Nuk kam një emër momentalisht, ngase për çështjet e ardhjeve dhe shitjes së lojtarëve, vendos drejtori sportiv. Nuk ka rëndësi nga vjen, nga çfarë nacionaliteti do të jetë, por e rëndëëishme është të gjejmë dikë të mirë.

Lakers rikthehet te fitorja, mposhtin me lehtësi Portlandin

Më të dalluarat e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll