“Emirates” tronditet nga ky super-gol i Kondogbias

“Emirates Stadium” është shokuar nga goli i Geoffrey Kondogbia, që ia realizoi Arsenalit në minutën e 38-të të ndeshjes që po luhet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti i Monacos që njihet për goditjet e fuqishme, tronditi portën vendëse nga rreth 30 metra, i ndihmuar pak edhe nga devijimi i pafat i mbrojtësin Mertesacker.