Emir Sahiti shënon gol të jashtëzakonshëm në stilin e CR7 (VIDEO)

Emir Sahiti ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj NK Varazdin, në fitoren 2-1 të Hajduk Split. 

Futbollisti kosovar e hapi serinë e golave në minutën e 33-të me një goditje fantastike me gërshërë, shkruan Gazeta Olel.

Anësori u asistua bukur në zonë, aty ku më pas edhe realizoi supergolin në stilin e Cristiano Ronaldos.

Me këtë fitore, Hajduk Split mbetet në vendin e dytë në tabelë me 23 pikë të mbledhura në kampionatin kroat.

Për Sahitin ky gol ishte i pari i shënuar në këtë edicion. /Gazeta Olle/ 

Prishtina në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit

Rast i tmerrshëm ndodhi në futbollin kosovar: Talentit prizrenas iu rrotullua gjuha, por falë intervenimit të shpejtë i shpëtoi më së keqes